Thirrje për aplikime, trajnim 4-ditor me temë “Aftësitë Dixhitale dhe E Drejta e Përfaqësimit”

Shoqata “Aleanca Alpeve Shqiptare”, në kuadër të projektit “Alpartners” hap thirrjen për aplikime në trajnimin 4-ditor me temë “Aftësitë Dixhitale dhe E Drejta e Përfaqësimit” në datat 19 – 22 Dhjetor 2018 .

– Programi i kursit të trajnimit me pjesmarrës nga luginat alpine dhe zonat rurale në qarqet Shkodër-Kukës, përbëhet nga disa module leksionesh mbi:

  • Biodiversiteti, Zhvillimi rural bujqësor
  • Aftësitë dixhitale + Prezenca online
  • Si të hartojmë një projekt-ide
  • Qasja LEADER

Trajnimi dhe workshop do të përmbajë referime nga lektorët, të cilët do të jenë ekspertë të njohur të biodiversitetit dhe menaxhimit të resurseve në nivel vendor,   etj. Ky trajnim do të organizohet me të rinjtë për të nxitur pjesmarrjen e tyre në komunitet si dhe me banorë të tjerë të rajonit alpin, mundësitë për të implementuar njohuritë e marra në komunitetin e tyre vendas, njohja e pjesmarrrësve me vlerat e biodiversitetit dhe kulturës alpine, mundësi për zhvillim dhe menaxhim të tyre dhe forcimi i “Skuadrës së Gjelbër”, me aktivistë të mbrojtjes së mjedisit, i cili ka rol të rëndësishëm pjesmarrjeje në aktivitetet në vazhdim të projektit. Kursi do të zhvillohet gjatë 4 ditëve, ku çdo modul e vë theksin tek mësimi teorik dhe praktik mbi tematikat e përzgjedhura.

Ky projekt zbatohet nga shoqata kordinatore në Shqipëri IDM Albania, në kuadër të programit “Active Local Territories for Economic development of Rural Areas (ALTER)”, financuar nga Bashkimi Europian.

Ftohen të aplikojnë anëtarë të rinj, të cilët kanë dëshirë të zhvillojnë më thellë njohuritë e tyre dhe të japin kontributin e tyre në komunitetin që ata përfaqësojnë. Meqë fokusi i këtij kursi trajnimi është përfshirja më e madhe e të rinjve në role aktive në komunitetin vendas, mosha e aplikantëve nuk duhet të jetë më e madhe se 30 vjeç.

Për të shprehur interesin tuaj për pjesëmarrje, duhet të plotësoni formën e aplikimit (ku të përshkruani eksperiencat e juaja të mëparshme dhe cfarë prisni nga ky trajnim) dhe ta dërgoni tek e-maili I mëposhtëm: [email protected], brenda datës 10 Dhjetor 2018.

*Të gjitha shpenzimet përsa i përket transportit, ushqimit, akomodimit (për pjesmarrësit jashtë qytetit të Shkodrës) dhe materialet e trajnimit+workshopit janë të mbuluara.

Leave a Reply