Klubi ”Miqtë e Parkut Natyror Shkrel”

Me datë 27 Prill 2018, në fshatin Rec, shoqata “Aleanca e Alpeve Shqiptare” , në kuadër të projektit “Parqet Natyrore Bashkiake Kërkojnë Menaxhim të Qëndrueshëm”, si pjesë e programit PACT, që zbatohet nga ANTTARC dhe financohet nga Bashkimi Evropian, ka organizuar  aktivitetin e “gjurmës” së shoqatës dhe projektit në zonën e Parkut të Shkrelit, me titull “Organizimi i një tryeze të rrumbullakët me pjesëmarrës nga autoritetet institucionale, OJQ-të, bizneset dhe aktorë të ndryshëm”.

Objektivi i projektit është:
Të angazhohet komuniteti për të qenë pjesë aktive e menaxhimit të qëndrueshëm të Parkut Natyror Bashkiak “Shkreli” .
Në këtë aktivitet është organizuar një takim mes aktorësh që vlerësojnë dhe trimërojnë pasuritë e parkut me qëllim krijimin e klubit “Miqtë e Parkut Natyror të Shkrelit”.

Misioni i klubit është të ri-vitalizojë eventet tradicionale të zonës me anë të iniciativave të anëtarëve të klubit, harmonizojë aktivitetet me anë të projekteve të përbashkëta dhe të ngjallë kureshtjen për vëmendje ndaj elementave kulturore-natyrore- turistike të zonës.
“Miqtë e  Parkut” nënkupton gjithëpërfshirje të komunitetit të Shkrelit. Me këtë qëllim, janë organizuar edhe takime të tjera vullnetarisht nga anëtarët e shoqatës,  në luginën e Bogës dhe në zonën e Vrithit mbi përcaktimin e komunitetit aktiv (pjesmarrës në OJF, biznese me produkte vendase) që është potencial për klubin.

Takimi u udhëhoq nga kryetari I rrjetit AASh, Inxh.Petrit IMERAJ dhe kordinatori lokal I projektit, Z. Rexhep METAJ.
Struktura  e klubit mori formë nga diskutimet dhe alegria e debateve që u zhvilluan në takim. Si kryetar I klubit u vendos të jetë  kordinatori lokal I projektit, Z. Rexhep METAJ. U vendos që gjatë periudhës deri në takimin e ardhshëm të hartohet një letër bashkëpunimi dhe të qartësohet një rol I përshtatshëm I klubit në komunitet, kontributi I tij në të ardhmen.

Si pjesë e këtij projekti kanë qenë një vazhdë aktivitetesh të larmishme me përmbajtje sociale si: diskutime, forume, trajnime dhe me përmbajtje ligjore: analizë situate, hartim i rregullores për parkun.

Leave a Reply