DITA E TOKËS_22 PRILL 2018_BOGË_MALËSI E MADHE

#PoNdodhTani

Të jetë “Dita e Tokës” do të thotë të mos jetë “Ditëlindja e fundit e Njeriut”!

Me ekzistencën e e këtij eventi, sot me datë 22 Prill, shoqëritë civile në Shqipëri udhëtojnë nëpër vende të ndryshme për të shpërndarë mesazhin e këtij viti mbi Ditën e Tokës: “STOP ndotjes nga plastika”.

Shoqatat “Aleanca e Alpeve Shqiptare” dhe VIS Albania në bashkëpunim me REC Shqipëri, projektin NaturAL, AdZM Shkodër, kanë marrë pjesë në tejcimin e mesazhit të kësaj dite në zonat malore të Shqipërisë së Veriut, me qëllim gjithëpërfshirjen e zonave që tashmë  e kanë lidhjen njeri-natyrë të integruar në jetën e tyre të përditshme.

Aktiviteti I zgjedhur për këtë vit është informimi dhe edukimi I nxënësve dhe komunitetit në luginën e Bogës, e cila është një nga portat hyrëse për në Alpet e Veriut.

Prezantime të ndryshme u zhvilluan nga organizuesit me tematika në fokus mbrojten e mjedisit dhe turizmin e qëndrueshëm, potencialet e biodiversitetit vendas, rëndësia dhe vlerat e Tokës, programi “Junior Rangers”, pozicioni gjeostrategjik alpin, mbrojtja nga ndotjet e plastikës etj.

Gjithashtu po zhvillohen disa aktivitete krijuese dhe ndërgjegjësuese me fëmijë dhe nxënës (vizatime & punime nga fëmijët me temë riciklimin dhe mbrojtjen e Tokës). Botimi “Paketa e Gjelbër”, prodhuar dhe dhuruar nga REC Shqipëri, iu është shpërndarë mësuesve të shkollës me qëllim përfshirjen e orëve mjedisore në kurrikulën e tyre. Edukimi mjedisor I brezit të ardhshëm është sfidë dhe dhuratë njëkohësisht.

Falenderime të vecanta shkojnë për përfaqësuesit e OJF-ve pjesmarrëse, që sëbashku bënë të mundur festimin e kësaj dite të vecante në një komunitet që e “mban veshur” fjalën e urtë të thënë në fillim.

 

Dita e Tokës mbledh kujtimet e 364 ditëve dhe I prezanton në një ditë. Lumenj që rrjedhin, mbartin fjalët e thëna së largu dhe ia transmetojnë njerëzimit. Gërryerja që lumi I bën tokës, malit, fushës kur është në lëvizje është gjuha e shkrimit të natyrës. Një sy që e lexon dhe një vesh që e dëgjon janë detyrime praktike. Një dorë që I ledhaton dhe përkujdeset për to është një detyrim moral.

Leave a Reply