Klubi ”Miqtë e Parkut Natyror Nikaj-Mërtur”

#Risi #Nikaj_Mertur #Today

Me datë 11 Maj 2018, në Nikaj-Mërtur, Tropojë u bë organizimi i një tryeze të rrumbullakët me pjesëmarrës nga autoritetet institucionale, OJQ-të, bizneset, fermerë dhe aktorë të ndryshëm të zonës së Parkut Natyror Bashkiak Nikaj-Mërtur që vlerësojnë dhe trimërojnë pasuritë e parkut. Rrjeti “Aleanca Alpeve Shqiptare”, në kuadër të projektit “Parqet Natyrore Bashkiake Kërkojnë Menaxhim të Qëndrueshëm”, si pjesë e programit PACT, që zbatohet nga ANTTARC dhe financohet nga Bashkimi Evropian, ndërmori këtë iniciativë e cila vendosi:

I. Krijimin e klubit “Miqtë e Parkut Natyror të Nikaj-Mërturit”.

II. Misioni i klubit është të ri-vitalizojë eventet tradicionale të zonës me anë të iniciativave të anëtarëve të klubit, harmonizojë aktivitetet me anë të projekteve të përbashkëta dhe të ngjallë kureshtjen për vëmendje ndaj elementave kulturore-natyrore- turistike të zonës.


Struktura e klubit mori formë nga diskutimet dhe alegria e debateve që u zhvilluan në takim. Si kryetar I klubit u vendos të jetë Z. Anton MESHAJ. U vendos që gjatë periudhës deri në takimin e ardhshëm të hartohet një letër bashkëpunimi dhe të qartësohet një rol I përshtatshëm I klubit në komunitet, kontributi I tij në të ardhmen.

Si pjesë e këtij projekti kanë qenë një vazhdë aktivitetesh të larmishme me përmbajtje sociale si: diskutime, forume, trajnime dhe me përmbajtje ligjore: analizë situate, hartim i rregullores për parkun.

Miqte e Parkut sapo kane lindur dhe te mocmit thane: “Kofshi jetgjate”!

#VoiceOfAlps
#AlbanianAlpsAlliance
#PACT
#ANTTARC
#EUinAlbania
ANTTARC

Leave a Reply