Klubi ”Miqtë e Vermoshit”

Me datë 18 qershor 2018, në Vermosh, Kelmend u bë organizimi i një tryeze të rrumbullakët me pjesëmarrës nga autoritetet institucionale, OJQ-të, bizneset, fermerë dhe aktorë të ndryshëm të zonës së lugines se Vermoshit që vlerësojnë dhe trimërojnë pasuritë e zones. Rrjeti “Aleanca Alpeve Shqiptare”, në kuadër të projektit “Alpartners”, si pjesë e programit ALTER, që zbatohet nga IDM dhe financohet nga Bashkimi Evropian, ndërmori këtë iniciativë e cila vendosi:
I. Krijimin e klubit “Miqtë e Vermoshit”.
II. Misioni i klubit është të ri-vitalizojë eventet tradicionale të zonës me anë të iniciativave të anëtarëve të klubit, harmonizojë aktivitetet me anë të projekteve të përbashkëta dhe të ngjallë kureshtjen për vëmendje ndaj elementave kulturore-natyrore- turistike të zonës.
“Miqtë e Alpeve” nënkupton gjithëpërfshirje të komunitetit të Kelmendit. Ne takim moren pjese mesues, drejtore, perfaqesues biznesesh lokale, pjestare te shoqatave te vogla etj.
Takimi u udhëhoq nga kryetari I rrjetit AASh, Inxh.Petrit IMERAJ dhe kryetari I shoqates “Perdoruesit e Gjeoparkut”, Z.Prele GJELAJ.
Pati diskutime ne lidhje me investime te mundshme mbi dhenien e ndihmeses se zones per ta nxitur turizmin (stabilizimin e guest-houseve, krijimi I nje rrjeti informal me ofrues te ndryshem sherbimesh si akomodim, ushqim, guide etj., dhe integrimi I tyre ne zhvillimin e zones dhe gjenerimin e te ardhurave). Neoja per ta pare veten e tyre si pjese e Parkut te Alpeve I nxit banoret qe te jene kontribues dhe active ne organizime te tilla.
Struktura e klubit mori formë nga diskutimet dhe alegria e debateve që u zhvilluan në takim. Si kryetar I klubit u vendos të jetë Z.Prele GJELAJ . U vendos që gjatë periudhës deri në takimin e ardhshëm të hartohet një letër bashkëpunimi dhe të qartësohet një rol I përshtatshëm I klubit në komunitet, kontributi I tij në të ardhmen.
Jane bere filmime, foto, postime ne rrjetet sociale dhe ne faqe web-I per t’I rritur prestigjin dhe nxitur kureshtjen nga donatore te ndryshem per mbeshtetje iniciativash te llojit tradite-event-zhvillim.

Ky projekt mbeshtetet nga Programi i Grantit per Ngritjen e kapaciteteve te Shoqerise Civile dhe Advokimin per Zhvillimin e qendrueshem Rural ne Ballkanin Perendimor, ne kuader te projektit ALTER, financuar nga Bashkimi Evropian, organizata implementuese ne Shqiperi IDM Albania.

Leave a Reply