Me date 19.01.2018 dhe 20.01.2018, shoqata “Ruajtja e pyjeve dhe Mjedisi I Gjelber”, si pjese e rrjetit “Aleanca Alpeve Shqiptare” organizoi aktivitetin e saj, Workshop i rrjetit: Tema Rivlersimi i planit strategjik 2017-2020, Përgatitja e planit aksion 2018; ne kuader te projektit “Një zëri, për zhvillimin e qëndrueshëm të Alpeve”. Ky projekt zbatohet ne kuader te projektit SENIOR II, zbatuar nga REC dhe financuar nga Ambasada Suedeze.
Aktiviteti zuri vend ne Shkoder, tek zyra e rrjetit AASh, ku si objektiva kryesore te tij ishin:
- – Te behet rishikimi dhe update-imi I planit strategjik te AASh
- – Te percaktohet plani operacional/aksion per vitin 2018.
Ne workshop moren pjese drejtuesit e te gjitha organizatave pjesmarrese te rrjetit, te cilat perfshijne nje shtrirje te gjere ne te gjithe territorin e qarqeve Shkoder dhe Kukes. Organizatat anetare te rrjetit, te cilat kane nje historik me eksperienca te pasura me kontributin e tyre ne zonat perkatese si dhe gezojne respekt & besueshmeri ne komunitetet vendase. Duke vepruar fillimisht me impakte lokale, keto orgaizata arriten te fitojne kredibilitet dhe ekspertize mbi fushat e aktiviteteve te tyre, gje qe sjell nje burim kapacitetesh njerezore ne rrjet te afte per menaxhimin dhe permbushjen e misionit te rrjetit “Aleanca Alpeve Shqiptare”.
Hartimi I planit strategjik eshte bere ne Nentor 2016 per here te pare dhe qe atehere ka arritur te permbushe disa nga objektivat e vendosura, si: formalizimi si nje entitet ligjor ne gjykate, fitimi I granteve, partnerizimi, ngritja e kapaciteteve te shoqates, kontribuimi ne msionin e shoqates ne 3 drejtimet kryesore te saj: zhvillimin e qendrueshëm mjedisor dhe social-ekonomik të Alpeve nëpërmjet ndërgjegjësimit të opinioni publik, përfshirjes së komunitetit vendas në vendimarrje dhe promovimit të vlerave e potencialeve natyrore e mjedisore e tradicionale.
Gjate dites se pare te workshop-it, u be rishikimi dhe analiza e arritjeve te deri-tanishme nga shoqata dhe ne diten e dyte u percaktuan me qarte objektivat programatike dhe meaxheriale qe rrjeti do te kete ne fokus gjate vitit 2018. U vendos qe te krijohet nje bord keshillimor me perfaqesues te mediave, gruas, OShC, rinise, institucioneve me focus mjedisin dhe kulturen dhe pushtetit vendor.
Ne fund u dhane certifikata anetaresie te gjithe drejtuesve (perfqesues OJF themeltare) ne shenje mirenjohjeje dhe krenarie per punen e arritur dhe objektivat e rinj.