Me datë 12 Gusht 2018, në Qafë të Predelecit në Kelmend, u organizua eventi I përvitshëm “Logu I Bjeshkëve”. Kjo festë që tashmë I ka dhënë famë dhe e karakterizon zonën, është bërë një traditë, ku cdo vit mblidhen miq të artit, kulturës, natyrës për të parë “trashëgimin“ e kurorës së Mis Bjeshkës nga viti I kaluar në më të bukurën e këtij viti.
Rrjeti “Aleanca Alpeve Shqiptare” mori pjesë këtë vit si një ndër organizatorët e këtij eventi tri-kombësh (Shqipëri – Kosovë – Mal I Zi) me anë të projektit të saj. Projekti “Logu i Bjeshkëve” Tradite – Kulture – Produkt u mbështet nga Grupi i Përhershëm i Punës për Zhvillimin Rural Rajonal (SWG) në Evropën Juglindore në kuadër të Projektit “Bashkëpunimi Rajonal dhe Rrjetëzimi në Fushën e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Ekonomik të Zonave Ndërkufitare” financuar nga Bashkimi Evropian.
Aleanca Alpeve Shqiptare në bashkëpunim me partnerët e saj u bashkua me këtë ngjarje me qëllim që të jetë një vlerë e shtuar në aspektin e promovimit rajonal, produkteve tradicionale, zhvillimit të qëndrueshëm rural, ndikimit mjedisor të ngjarjes (që kësaj here u theksua dukshëm). Është dita kur dukshmëria eko-turistike dhe aventura, kohëzgjatja e qëndrimit, janë faktorë që krijojnë ekonominë lokale dhe rajonale. Vazhdimësia e kësaj ngjarjeje siguron qëndrueshmëri për faktorët e mësipërm.
“Skuadra e Gjelbër”, klubi rinor I rrjetit, ishte pjesmarrës në këtë event me materialet e tyre sensibilizuese dhe promovuese. Me anëtarë nga shteti shqiptar, Kosova (Peja) dhe Mali I Zi (Plava), ky grup rinor tregon me mesazh se Logu I Bjeshkëve duhet të jetë dhe është dita kur ne jemi më afër se kurrë për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe rrjetëzimi.
Banerat me logot e SWG dhe BE, bluza me logon dhe slloganin për këtë vit të Logut të Bjeshkëve, stickera dhe postera me përmbajtje mbi “Male me zhvillim të Qëndrueshëm”, ishin elementat që u sollën në festë.
Shiriti I “Mis Bjeshka”, përmbante mesazhin: ZERO mbetje mbrapa. Të rinjtë vullnetarë të “Skuadrës së Gjelbër” dolën nëpër miqtë e ardhur për të shijuar eventin me qese ndër duar dhe dhanë mesazhin e mbledhjes së mbetjeve dhe të lënies pas të kujtimeve mbi festën. Edhe gjatë festës, edhe në fund të saj, “duart e gjelbërta” mblodhën mbi 13 thasë të mëdhenj me ndotje, e cila sa tregues negativ, përbën edhe arritje positive, pasi jep një shembull pozitiv këtë vit, që kishte munguar në vitet më përpara.
Si pjesë e stendës së Aleancës ishin edhe hartat eko-turistike, me ture në këmbë nga vendi I festës në fshatrat rrotull dhe luginat e afërta, të përgatitura nga Inxh. Petrit Imeraj. Guidat e licensuara të rrjetit gjetën dashamirës të ecjeve në këmbë duke u udhërrëfyer rrugën dy grupeve të ndryshme: një grup me shqiptarë nga diaspora për në Vermosh; një grup me frankofonë u shoqërua nga guida frankofone e klubit rinor për të udhëtuar drejt Nikcit.
Me këngë e valle të vendit, kënduar dhe vallëzuar nga djemtë dhe vajzat e zonës, u mirëpritën të gjithë mysafirët, që I ngjall kureshtjen komuniteti I vogël me vlera të larta morale për të ditur dhe krijuar kulturë, sic kanë bërë me “Logun e Bjeshkëve”.
Me sukses dhe duartrokitje, u trashëgua kurora këtë vit, ligj që jeton për një vit të plotë, derisa të vijë momenti I lindjes së “Mis Bjeshkës” së re.
#FestoPastër #FestoGjelbër #SustainableMountains
#Tradition #Culture #Product
#AlbanianAlpsAlliance
#VoiceAlps
#MisBjeshka
#LoguiBjeshkëve #Kelmend
#SWG
#EUinAlbania
www.voicealps.org