Ekspozitë fotografike mbi Alpet Shqiptare

#PoNdodhTani

Shoqata “Aleanca Alpeve Shqptare” në kuadër të projektit “Një zëri, për zhvillimin e qëndrueshëm të Alpeve” , si pjesë e programit Senior II, I cili zbatohet nga Qendra Rajonale Mjedisore REC Shqipëri dhe financohet nga Ambasada Suedeze ( Swedish Ministry for Foreign Affairs), inaguron hapjen e aktivitetit te saj: – Ekspozitë fotografike mbi Alpet Shqiptare

Me mbi 60 fotografi që portretizojnë florën, faunën, karakteristikat malore, traditën, kulturën, ligjet e natyrës etj., kjo ekspozitë hapet për cdo dashamirës të rajonit alpin në vecanti dhe të biodiversitetit dhe kulturës në përgjithësi.

Fotografitë janë marrë dhe përgatitur nga Inxh. Petrit Imeraj, ambasador i alpeve ndër vite.

Ekspozita u hap në ambientet e “Kullës së Inglizit” në Shkodër me datën 17 Gusht 2018 në orën 10:00AM dhe do qendroje e hapur deri me 25 Gusht 2018. Te ftuar dhe pjesmarres ne ceremonine e hapjes se ekspozites jane perfaqesues te pushtetit lokal, OJF, komuniteti alpin, media etj.

Ekspozita terhoqi vemnedjen edhe te turisteve te cilet u bene mysafire te eventit disa here per te shikuar dhe rrefyer ndjesi ne shume raste. Ne nje kend te dhomes, te ndricuar nga dritarja, qendron “Libri i Pershtypjeve” me qellim qe cdo dashamiresi me deshire per te treguar ndjesite dhe gjykimet e tij mbi ekspoziten dhe brendesine e fotove, te shkruaje “amanetin” e tij per alpet.

Partnere mbeshtetes ne promovimin e eaktivitetit jane edhe Partneriteti Malor boteror, Mountain Partnership me moton: #MountainsMatter #AlbanianAlps!

Arti malor është I egër dhe kuptim-plotë. Bëhu një udhërrfyes, respekto Alpet!

Hyrja është e lirë.

Ju mirëpresim me kënaqësi!

#SustainableMountains #Tradition #Culture #Product #Nature #Exhibition #PhotoExhibition #SENiOR #RECShqiperi #REC #AlbanianAlpsAlliance #VoiceAlps

Leave a Reply