Sot, me datë 22 Maj 2018, në Ditën Botërore të Biodiversitetit Biologjik, shoqata ‘Alenaca e Alpeve Shqiptare” prezanton dhe krijon aktivititetin “Takim me Wulfenia Baldaccii”.
Një skuadër të rinjsh, anëtarë të rrjetit AASh, u nis sot në një udhëtim ekologjik (walking) për të shkuar në një nga habitatet e rralla në Shqipëri ku mund të gjendet kjo bimë.
Wulfenia është një gjini bimore e familjes Plantaginace. Është emëruar pas Franz Xaver von Wulfen (1728-1805), biolog, I cili u mor me studimin e saj në trojet Shqiptare.
Kjo bimë është endemike në të gjthë botën dhe përbën një pasuri të madhe biologjike të Florës Shqiptare.
Udhëtimi nisi nga fshati I Recit, tek pylli I Gështenjave dhe ndjek zhvillimet e larmishme të bioiversitetit vendas, duke kaluar nga pyje të shumta, në burime ujore (Uji Alpin) deri tek formime gjeologjike të lashta (Kanioni Shehu I rrjollit). Rruga deri në skajin e kanionit mund të dallohet edhe nga një udhëtar me experience mesatare udhëtimesh, pasi është përdorur shumë kohë më përpara për të mbërritur tek lumi dhe për të kaluar në kishën që ndodhet në majë të kodrës nga ana tjetër e lumit. Pas mbërritjes në grykë të kanionit, ndiqet shetgu I dallueshëm deri poshtë në breg të lumit dhe më pas kalohet nga ana tjetër. “’Skuadra e Gjelbër” e rrjetit, me formacion kompakt (e përbërë nga dy guida turistike) reflektoi mbi lumë imazhin e saj kur mbërritën. Legjendat mbi këmbanën e kishës dhe kalanë e Ballecës (që I dëgjuan nnga banorët vendas, shumë miqësorë) të mbajnë ngritur vëmendjen ddhe kureshtjen përgjatë turit. Ndërthurja e historisë, kulturës dhe natyrës në zhurmën e lumit ngjall pasionin për të hedhur gjithmonë e më shumë një tjetër hap.
Pas kapërcimit të lumit, kalohet në Parun të Rrjollit ku gjendet edhe bima endemike e Wulfenias. Vecantia e celjes së kësaj bime është karakteristikë që e bën të vështirë për t’u shikuar nga cdo visitor përvecsë kur udhëtimi bëhet vecanërisht për të. Wulfenia Baldaccii e cel lulen e saj nga 25 Qershori deri me 15 Korrik dhe është e vetmja periudhë e vitit kur mund të shikosh këtë lule të njomë.
“Skuadra e Gjebër” pati mundësinë të sikojë filizin e pacelur akoma të lules dhe me anë të turit promovues të shprehë: “Le të rritet!”. Të rritet ndërgjegjësimi I njerëzve, të rritet dëshira dhe pasioni për diversitetin biologjik dhe gjithastu të rritet trashëgimtarja endemike Wulfenia Baldaccii.