Eco Albania, ne bashkepunim me rrjetin “Aleanca Alpeve Shqiptare” organizojne forumin me temë:
“Nisma ligjore qytetare mjedisore” -Nxitja e nismës ligjore përmes lobimit të shoqërisë civile për përmirësimin e legjislacionit për konçesionet e HEC-eve në Shqipëri.
Ky forum organozohet ne kuader te projektit AKTIV, financuar nga Ambasada Zviceriane, fitues i thirrjeve per projekt-porpozime te hapura nga LevizAlbania.
Planet e zhvillimit të veprave hidroenergjetike në Ballkan janë rritur me 300% në dy vitet e fundit. Rreth 3000 diga janë planifikuar për tu ndërtuar nga Sllovenia deri në Greqi. Situata paraqitet alarmante edhe në Shqipëri, ku janë planifikuar më shumë se 540 hidrocentrale, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve në zona të mbrojtura dhe zona me potencial të lartë natyror.
Komunitetet lokale janë hallka e parë dhe direkte që vuan pasojat e një zhvillimi kaq të vrullshëm, për shkak të ndryshimit që ai sjell në zhvillimin ekonomik-social të zonës dhe efekteve që ka në natyrë. Nëpërmjet forumeve me aktorët lokalë EcoAlbania synon ndërgjegjësimin e aktorëve të prekur dhe nxitjen e një nisme qytetare për ndryshimet e nevojshme ligjore, konsultimin dhe grumbullimin e ideve vendore për këto ndryshime dhe lobimin me institucionet qeveritare, organet ligjvënëse si komisionet parlamentare për përcjelljen e ndryshimeve për shqyrtim në qeveri dhe më tej në kuvend.
Për këtë arsye EcoAlbania organizon një forum me organizatat lokale mjedisore, ekspertë, përfaqësues të qeverisjes vendore e autoriteteve lokale mjedisore, me qëllim prezantimin e analizës ligjore për përmirësimin e kuadrit ligjor për konçesionet dhe diskutimin e mbledhjen e mendimeve të aktorëve lokalë.
Paneli I: Fjalë përshëndetëse
Olsi Nika – Drejtor Ekzekutiv, EcoAlbania
Z. Petrit Imeraj – Aleanca e Alpeve Shqiptare
Znj. Elda Kalaja – Menaxhere e Vlerësimit & Monitorimit/ Shoqeria Civile, Lëviz Albania
Z. Arben Gjuraj – N/Kryetar, Bashkia Shkodër
Paneli II: Prezantimi i analizës ligjore për përmirësimin e kuadrit ligjor për konçesionet
Olsi Nika, Eco Albania – Prezantim i projektit AKTIV II
Elvana Tivari, eksperte ligjore
Elton Qendro, ekspert i politikave mjedisore
Olta Hadushaj, eksperte ligjore