Klubi ”Miqtë e Parkut Natyror Nikaj-Mërtur” 2

Me datë 24 Gusht 2018, në fshatin Lekbibaj, shoqata “Aleanca e Alpeve Shqiptare” , në kuadër të projektit “Parqet Natyrore Bashkiake Kërkojnë Menaxhim të Qëndrueshëm”, si pjesë e programit PACT, që zbatohet nga ANTTARC dhe financohet nga Bashkimi Evropian, ka organizuar aktivitetin e “gjurmës” së shoqatës dhe projektit në zonën e Parkut të Nikaj-Mërturit, me titull “Organizimi i një tryeze të rrumbullakët me pjesëmarrës nga autoritetet institucionale, OJQ-të, bizneset dhe aktorë të ndryshëm”.

Objektivi i projektit është:
Të angazhohet komuniteti për të qenë pjesë aktive e menaxhimit të qëndrueshëm të Parkut Natyror Bashkiak , Nikaj-Mërtur ” .
Në këtë aktivitet është organizuar takimi I dyte mes aktorësh që vlerësojnë dhe trimërojnë pasuritë e parkut me qëllim konsolidimin e klubit “Miqtë e Parkut Natyror të Nikaj-Mërturit”, pas takimit të parë formues të klubit me datë 11 Maj 2018.


Misioni i klubit është të ri-vitalizojë eventet tradicionale të zonës me anë të iniciativave të anëtarëve të klubit, harmonizojë aktivitetet me anë të projekteve të përbashkëta dhe të ngjallë kureshtjen për vëmendje ndaj elementave kulturore-natyrore- turistike të zonës.
Bazuar në takimin e parë të klubit “Miqtë e Parkut Nikaj-Mërturi”, ku u diskutua struktura dhe përmbajtja e klubit, u organizua takimi i dytë i klubit me qëllim caktimin e një filozofie të përbashkët që do ndjekin produktet dhe aktivitetet e klubit.
Gjatë takimit pati ri-theksim të problematikave ekzistuese në park (që janë marrë në analizë edhe gjatë forumit të hapur dhe trajnimeve). Klubi e sheh si nevojë përfshrijen sa më të shpejtë në rrjedhën e turizmit të Alpeve Shqiptare (duke qënë gjeografikisht në qendër të luginave më me fluks turistik, si Shala dhe Valbona). U vendos si nevojë që anëtarët e klubit, në mënyrë vullnetare, do organizohen për krijimin e një plani për mësim gjuhe angleze të rinjve që kanë njohuri kulturore dhe natyrore mbi luginën, që të ofrojnë njohuritë e tyre si udhërrëfyes tek vizitorë të ndryshëm. Kjo iniciativë iu vu si detyrë klubit që të vihet në jetë me anë të gjetjeve të një mbështetjeje financiare ose materiale.

Ideja dhe vizioni i rrjetit eshte per krijimin e klubit “Miqte e Alpeve”(struktura e re që do i shtohet si aneks rrjetit), preambula e te gjithe klubeve “Miqte e Parkut” mbi te cilet po punohet dhe do arrihet si objektiv nga rrjeti “Aleanca Alpeve Shqiptare.
“Miqtë e Alpeve” nënkupton bërthama burimesh njerëzore nga komuniteti për komunitetin, vendas të zonave të parqeve të Veriut të Shqipërisë të cilët bashkohen në iniciativa të përbashkëta për zhvillim eventesh e projektesh. Kordinues dhe mbështetës I këtyre klubeve të vogla është rrjeti I Aleancës, që shërben si përfaqësues juridik për cdo klub anëtar.Në këtë mënyrë, nxiten sipërmarrjet lokale dhe aktivizimi I komunitetit, si një ingranazh I fuqishëm në zhvillimin e qëndrueshëm të zonës dhe promovimin e qeverisjes së mirë. Të dyja këto elementa janë përmbushës dhe tregues të arritjes së rezultateve të projektit, pas te gjithë vazhdës së punës që është bërë në këtë zonë. Banorët e kanë sensin dhe frymën bashkëpunuese në këtë drejtim dhe kjo përbën një nga mbështetjet kryesore për besimin tone në jetëgjatësi ideje.
“Takimi u udhëhoq nga kryetari I rrjetit AASh, Inxh.Petrit IMERAJ dhe kordinatori lokal I projektit, Z. Stake VUKAJ.
Si pjesë e këtij projekti kanë qenë një vazhdë aktivitetesh të larmishme me përmbajtje sociale si: diskutime, forume, trajnime dhe me përmbajtje ligjore: analizë situate, hartim i rregullores për parkun.

 

Leave a Reply