Me datë 01 Gusht 2018, në luginen e Boges u bë organizimi i një tryeze të rrumbullakët me pjesëmarrës nga autoritetet institucionale, OJQ-të, bizneset, fermerë dhe aktorë të ndryshëm të zonës së lugines se Boges që vlerësojnë dhe trimërojnë pasuritë e zones. Rrjeti “Aleanca Alpeve Shqiptare”, në kuadër të projektit “Alpartners”, si pjesë e programit ALTER, që zbatohet nga IDM dhe financohet nga Bashkimi Evropian, ndërmori këtë iniciativë e cila vendosi:
I. Krijimin e klubit “Miqtë e Boges & Thethit ”.
II. Misioni i klubit është të ri-vitalizojë eventet tradicionale të zonës me anë të iniciativave të anëtarëve të klubit, harmonizojë aktivitetet me anë të projekteve të përbashkëta dhe të ngjallë kureshtjen për vëmendje ndaj elementave kulturore-natyrore- turistike të zonës.
Gjatë diskutimeve u ngritën disa problematika si psh: numri I ulët I vizitorëve, promovimi I pakët I pasurive (shpella, gjeomonumente, burimet ujore, elementat kultororë, shtëpi të vjetra karakteristike etj.), mos-financimi ose mbështetja financiare nga pushteti vendor për të ndihmuar iniciativat e komunitetit mbi ndërmarrjen e aktiviteteve në sektorin e turizmit. Pjesmarrësit në takim ishin guida turistike të cilët nuk iu është dhënë rasti asnjëherë të ushtrojnë profesionin në luginë. Përfaqësuesit e pushtetit vendor që ishin në takim edhe fajësojnë banorët për nivelin e lartë të informalitetit në të cilin operojnë guest-houset dhe dyqanet, ku rezulton se asnjë turist nuk ka fjetur asnjë natë në Bogë (të dhëna të marra nga taksat e paguara për një natë fjetje në guest-house).
Disa rekomandime dhe gjetje që u diskutuan nga të pranishmit ishin: promocioni online I shtigjeve të markuara tashmë nga OJF të tjera do sjellë më shumë vizitorë që ndalen në “Portën e Alpeve” (Boga); regjistrimi I guest-houseve në sistemin e taksave për të pasur bashkia një inventar mbi numrin e turistave dhe të ndajë fonde për zonën që të nxisë zhvillimin e saj; kordinimi mes ofruesve të ndryshëm të shërbimit në zonë që të organizojnë në sinergji shërbimet turistike (shitje produktesh vendase, guida, akomodim, transport etj.).
Ky klub, sëbashku me klubet e tjera tashmë ekzistente të krijuara nga rrjetit “Alanca Alpeve Shqiptare” në lugina dhe parqe të Shqipërisë së Veriut do jetë pjesë integrale e nocionit të lartë që synohet të arrihet: krijimin e klubit “Miqtë e Alpeve”.
“Miqtë e Alpeve” nënkupton gjithëpërfshirje të komunitetit alpin. Pasja e një zëri të komunitetit brenda rrjetit rrit besimin dhe mbështetjen e tyre gjatë organizmt të aktiviteteve lokale. Gjithashtu është nje grupim ambicioz që tërheq vëmendje dhe përbën interes përsa I përkeet strukturës dhe vullnetit të lirë, baza mbi të cilat mbahet klubi.
Takimi u udhëhoq nga kryetari I rrjetit AASh, Inxh.Petrit IMERAJ dhe Z.Ardian Ulaj, por aktivë ishin të gjithë pjesmarrësit.
Nevoja per ta pare veten e tyre si pjese e Parkut te Alpeve I nxit banoret qe te jene kontribues dhe active ne organizime te tilla.
Struktura e klubit mori formë nga diskutimet dhe alegria e debateve që u zhvilluan në takim. Si kryetar I klubit u vendos të jetë Z.Ardian Ulaj dhe Z.Palok Gegaj nënkryetar (njëkohësisht dhe kryelpak I fshatit Bogë).
Ky projekt mbeshtetet nga Programi i Grantit per Ngritjen e kapaciteteve te Shoqerise Civile dhe Advokimin per Zhvillimin e qendrueshem Rural ne Ballkanin Perendimor, ne kuader te projektit ALTER, financuar nga Bashkimi Evropian, organizata implementuese ne Shqiperi IDM Albania.