#PoNdodhTani #HappeningNow
#DoitaBoteroreMjedisit #WorldEnvironmentDay
~\: Dita Botërore e Mjedisit || World Environment Day :/~
🏡Shoqata “Aleanca e Alpeve Shqiptare”, në kuadër të projektit 🗂“Protection of Duna and Creative Tourism PRODUCT”, si pjese e programit LIVING BUNA që zbatohet nga INCA dhe financohet nga Fondacioni MAVA dhe IUCN, zhvillon aktivitetin e saj përmbyllës Ditën Botërore të Mjedisit🌳!
Me një program të plotë me aktivitete ekologjike, Aleanca bëhet pjesë e lëvizjes Globale me aktivitete lokale. Një grup prej 20 personash, që kanë qënë të përfshirë në projekt përgjatë tij, u mboldhën sot, në Peisazhin e Mbrojtur të Lumit Buna për:
– 🎬Filmime / Xhirime të Rezervatit Natyror Velipojë (Watch Now!)
– Vizitë eko-turistike nëpër Pikë-Vështrimet 🔭, kryesisht në ndërhyrjet që janë bërë në kuadër të projektit
– Mbledhje / Pastrim Mbeturinash ♻️
– Lëvizje me biciklete 🚴♂️ / guidim në ciklizëm!
– Shpërndarje open book mbi Peisazhin e Lumit Buna në qendrën e vizitorëve
Sllogani për këtë vit: ‘Është koha për Natyrën’ 🍃
AASh falenderon të gjithë mbështetësit e saj përgjatë projektit, që kontribuan me pjesëmarrje aktive, angazhim në aktivitete promovuese (dizenjim/ideim), punët në terren etj.
Në Ditën Botërore të Mjedisit, projekti PRODUCT cakton vazhdimin e mirëmbajtjes qytetare vullnetare të punës së mirë të bërë. Vetë produktet e projektit karakterizohen nga qëndrueshmëria afat-gjatë, dhe me shpresë do përmenden në “Ditëlindjet e ardhshme të Mjedisit”!
💾 Objektivi i këtij projekti është:
– Të bëhet restaurimi i habitateve bregdetare dhe ligatinore në rezervatin natyror të lumit Buna Velipojë.
#WaterMirrors #Dunes #BirdWatchingTower #InfoTable
#PromoTour #EcoFeet
“Aleanca Alpeve Shqiptare” vazhdon misionin e saj drejt zhvillimit të qëndrueshëm të eko-sistemeve në territorin e qarqeve Shkodër – Kukës, me vullnet dashamirës dhe me dëshirën mbështetëse të komunitetit. Na ndiqni!
Albanian Alps Alliance Administrata e Zonave te Mbrojtura, Shkodër AKZM Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura INCA Albania IUCN MAVA Foundation