Lançimi i “ANRD Youth Hub” përmes Workshop-it Udhëtues

Në përfundim të workshopit udhëtues “Realiteti i të rinjve në zonat rurale ndërmjet sfidave dhe aspiratave për të ardhmen”, Rrjeti Shqiptar per Zhvillim Rural – ANRD është e kënaqur të ndajë me ju përpjekjen më të fundit kushtuar rinisë rurale. 20 profesionistë të rinj nga 17 fshatra të Shqipërisë udhëtuan në Veri të Shqipërisë për të diskutuar sfidat më të rëndësishme me të cilat përballen të rinjtë në Shqipërinë rurale.

“Ne vendosëm që të ndalojmë së shkruari letra të papërfunduara” – u tha me krijimin e klubit “ANRD Youth Hub”. Realizimi i kësaj eksperience u bë i mundur me iniciativën e Znj. Evelina Azizaj, kordinatore e ANRD.

Qendra Burimore e të Rinjve Ruralë (Youth Hub) është një grupim afatgjatë që shpreh zërin e të rinjve në Shqipërinë rurale dhe promovon vetë-aktivizim dhe veprim nga rinia rurale, në partneritet me shoqërinë civile dhe qeverinë lokale. Youth Hub shërben si një platformë për të rinjtë për t’u angazhuar në procesin e zhvillimit rural, për të rrjetëzuar organizatat dhe profesionistët në të gjithë Shqipërinë duke mbrojtur nevojat e tyre ndaj palëve të interesuara të shprehura në aspirata.

Youth Hub organizohet në bazë të Udhëzuesit të saj dhe ka tre qëllime kryesore:

  1. Të sjellë në qendër të debatit publik cështjet me të cilat përballen të rinjtë në zonat rurale dhe të ofrojë rekomandime dhe zgjidhje praktike të sfidave – artikulimi i sfidave dhe avancimi i aspiratave të të rinjve të zonave rurale;
    2. Të mobilizojë dhe angazhojë të rinjë rural në aktivitete të angazhimit civil duke mbështetur dhe avancuar prioritetet dhe interesat e të rnjve në zonat rurale;
    3. Të fuqizojë të rinjtë e zonave rurale nëpërmjet ndërgjegjësimit, edukimit dhe krijimit të mundësive për t’u takuar, shkëmbyer dhe rrjetëzuar në nivel lokal, kombëtarë, rajonal dhe europian.

Për Ditën Botërore të Maleve, dt. 11 Dhjetor 2019, Z. Petrit Imeraj, i ftuar në televizion për të folur mbi rëndësinë e maleve shqiptare,foli tek intervista e tij mbi lançimin e workshop-it udhëtues. Workshopi Udhëtues u zhvillua përgjatë 3 ditëve, 12 – 14 Dhjetor 2019, me titull vrulli “Youth Hub”, titull që mori stafetën e Ditës Botërore të Maleve.

Dita e I, kishtë në përmbajtje të saj njohjen mes nismëtarëve të përzgjedhur për themelimin e Youth Hub, me anë të workshop-eve dhe vizitave, si mëposhtë:

  1. WORKSHOP: Rural YOUTH HUB – fuqizimi i të rinjve për avancimin e interesave dhe prioriteteve të tyre
    II. Vizitë në fshatin Reç, Mbjellja e 20 fidanëve gështenjë në masivin e gështenjave
    III. Nata Kulturore, Më fol për fshatin tend

Dita e II, e drejton vëmendjen nga përgjegjësitë e mëdha që vijnë me fuqi të mëdha. Kjo ditë shërbeu si workshop diskutimi mbi tematikat që e shqetësojnë rininë në zonat rurale dhe aspiratat e tyre, si vijon:

  1. WORKSHOP: Sfidat, Zgjidhjet praktike dhe aspiratat për të ardhmen e të rinjve ruralë, nga të rinjtë ruralë, për të rinjtë ruralë
    II. Vizitë në Rezervatin Natyror të Lumit Buna, Shëtitje në rezervatin e mbrojtur
    III. Turi Kulturor në Shkodër, Shkodra një qytet bibliotekë

Dita e III, përmbledh ecjet dhe shkrimet e secilit përgjatë ditëve të workshopit udhëtues, në “REZOLUTA E YOUTH HUB NË SHQIPËRINË RURALE” me axhendë si mëposhtë:

  1. WORKSHOP PËRMBYLLËS, Prezantimi i Rezolutës së të Rinjve Ruralë

Si rezultat i diskutimeve të ndryshme gjatë workshop-it udhëtues, Qendra Burimore Rinore e ANRD hartoi këtë rezolutë për të përmirësuar jetën e të rinjve në zonat rurale. Ne u bëjmë thirrje vendimmarrësve kombëtarë dhe lokalë, organizatave të zhvillimit rural dhe palëve të tjera të interesuara të respektojnë nevojat e të rinjve dhe të nxisin aspiratat tona.

Youth Hub është e hapur për të gjithë të rinjtë rurale, studentë, sipërmarrës, fermerë që janë entuziastë dhe të motivuar për të luajtur një rol aktiv dhe të kontribuojnë në proceset e zhvillimit rural dhe vendimmarrjen. Në më pak se një ditë, ka pasur gati 60 aplikime në thirrjen tonë për anëtarët e HUB. Këto aplikime kanë premisa të shtohen, sëbashku me përmbajtjen e Hub-it.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të zbatimit të projektit “Konsolidimi i rolit të Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin Rural drejt një modeli funksional të perspektivës me pjesëmarrje nga poshtë-lart në agjendën kombëtare rurale”, i cili mbështetet nga European Commission dhe zbatohet nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM Albania), në partneritet me organizatat AgriNet ALBANIA dhe AgroPuka.

#ANRDRuralYouthHub
#NetworkingForParticipatoryRuralDevelopment #MountainsMatter #ruralyouthmatter #ruralyouthvoice
#TravellingWorkshop

Disa pyetsorë do zhvillohen me këtë grupim në muajt në vazhdim për të gjykuar mbi perspektivën e tyre të zhvillimit rural. Na ndiqni në email.

Leave a Reply