Objektivi: Të nxitet përfshirja dhe aktivizimi i rinisë në jetën në komunitet.
Me datat 1, 2 dhe 3 Mars 2018, në Shkodër u organizua trajnimi me temë “Aftësitë Dixhitale dhe E Drejta e Përfaqësimit”. Ky akivitet u organizua në kuadër të projektit “Një zëri, për zhvillimin e qëndrueshëm të Alpeve” I cili zabtohet nga shoqata “Ruajtja e Pyjve dhe Mjedisi I Gjelbër” & “Aleanca e Alpeve Shqiptare, si pjesë e programit SENIOR II, I cili zbatohet nga Qendra Rajonale Mjedisore REC dhe financohet nga Ambasada Suedeze.
Fokusi I trajnimit ishin aftësitë dixhitale dhe njohja me të drejtën e përfaqësimit. Targeti grupi që u bë pjesë ishte te rinj nga zonat e ndryshme te Alpeve Shqiptare dhe konkretisht anëtarët e skuadrës se gjelbër. Skuadra e gjelbër është një grup të rinjsh vullnëtarësh të cilët përfaqësojnë dhe mbulojnë aktivitetet që zhvillon shoqata, aty ku aksesueshmëria e vullnetarëve është e nevojshme. Trajnimi ishtë 3 ditor dhe secila ditë kishte një nën-objektv që rridhte nga fokusi primar.
Dita e parë startoi me një prezantim të përgjithshëm të pjesëmarrsve ku secili prezantoi eksperiencat dhe pritshmëritë që ka nga ky trajnim. Lektori që e udhëhoqi takimin dhe ditën e parë ishte Z. Sonar Mesi. Më pas u prezantua në vija të përgjithshmë programi I parashikuar I të 3 ditëve duke lënë hapsirë për startimin e takimit. Sessioni I parë u zhvillua mbi tematikën e aktivizimit në komunitet. Secila nga ditët është parashikuar të shoqërohet me teori dhe praktikë në mënyrë për ta bërë më të lehtë absorbimin e informacionit dhe njohjen konkrete të kauzave të ndryshme. Gjithashtu rëndësia praktikës u fokusua dhe në përkthimin e informacionit nga teorik në praktik duke u ndalur në probleme konkrete, në mënyrë që cdo gjë të jetë me e prekshme. Mëyra e prezantimit ishtë në formë bashkë-bisedimi, ku secili kishte mundësi të sqaronte dhe thellonte më tëj do paqartësi apo kuriozitet mbi informacionin që përcillej dhe sigurisht të bashkëndante informacion personal nëse zotëronte rreth temës së diskutimit.
Dita e dytë, në të njëjtën linjë zhvillimi si dita e parë startoi me një prezantim por tani duke bërë një përmbledhje dhe reflektim mbi ditën e kaluar. Lektori që udhëhoqi ishte Z. Jusild Kadri. Risia e kësaj dite ishte loja për të krijuar një klimë argëtuese si dhe për të kuptuar avantazhet dhe disavantazhet e mungesës së komunikimit. Dita e dytë u zhvillua mbi 2 sessione ku njëri u zhvillua mbi shkrimin në WEB dhe prezencën online. Gjatë prezantimit u paraqit faqja e shoqatës duke u ndaluar në mënyrat se si mund të vendosim konktakte dhe të marrim informacion nga një ëebsite për një zonë apo informacion që duam. Sessioni I dytë u zhvillua rreth Strategjisë dixhitale dhe BOOKING-ut.
Dita e tretë ishte dita e fundit e takimit e cila sërish startoi më disa lojra argëtuese por secila me një qëllim për të përfituar apo reflektuar dicka në vetvete. Gjithashtu lector I ditës së tretë ishte Z. Sonar Mesi I cili udhëhoqi dy sessionet e fundit të trajnimit. Sërish për një rifreskim u bë një pasqyrm I një dite më parë duke rifreskuar njohurit e marra dhe në vazhdën e tyre iu la hapsirë informacioneve të reja. Tematikat e sesioneve përmbyllëse u fousuan tek potencialet eko-turistike të biodiversitetit dhe kulturës alpine, si dhe në mundesitë për zhvillim dhe menaxhim të ceshtjve mjedisore. Kët dy tematika u vunë në jetë jo vetëm nga lektori pod he nga pjesëmarrësit pasi secili solli një prezantim të vlerave dhe potencialeve të zonës që përfaqëso duke e bërë më të larmishëm dhe tërheqës prezantimin. Gjithashtu u bë edhe prezantimi I punës në grupe që u zhvillua dy ditët e para të trajnimit dhe shpërndarja e certifikatave. Secila ditë kishte hapësirën e pushimit të kafesë dhe drekës ku këto mundësi u shfrytëzuar për të zhvilluar më tej idetë dhe mendimet rreth diskutimeve në prezantim.