Gjate muajve Dhjetor, Janar dhe Shkurt, tre eksperte te fushave respektivisht: ekspert i pushtetit vendor, ekspert mjedisi dhe ekonomist/jurist hartuan rregulloren e parqeve natyrore bashkiake Shrkeli dhe Nikaj-Mertur, ne kuader te projektit “Parqet natyrore rajonale kërkojnë menaxhim të qëndrueshëm”, i cili zbatohet nga shoqata “Aleanca e Alpeve Shqiptare, si pjesë e programit PACT dhe financohet nga Bashkimi Evropian. Me ane te te dhenave te nxjerra nga flet-anketimi i komunitetit te ketyre dy parqeve dhe materialeve te mbledhura nga forumet e hapura dhe trajnimet e zhvilluara nga shoqata jone, u mblodh nje dokumentacion i pasur me qellim krijimin e kesaj rregulloreje.
Ne permbajte, rregullorja perforcon dhe formalizon planet strategjike ekzistuese per keto dy zona, duke i dhene rigorozitet dhe mundesi per menaxhim me te qendrueshem. Te dyja rregulloret jane miratuar nga keshillat bashkiake te dy bashkive dhe jane konsoliduar me fuqi te plote legjislative. Zbatimi i kesaj rregulloreje kontribon ne uljen e rasteve korruptive dhe parashikon masa ndeshkuese per shkelesit.
Per cdo informacion shtese mbi permbajtjen dhe aksesueshmerine e rregullores, lutemi te na kontaktoni ne [email protected].