KONFERENCA 2: START UP TOURISM

STartUp Tourism

Në kuadër të fillim sezonit turistik veror 2017, më 12 dhe 13 Maj 2017 u organizua në Shkodër Konferenca 2: Turizmi në Qarkun Shkodër,  e quajtur “SMART START UP TOURISM”.

Pjesë e programit të kësaj konference ishte edhe krijimi i mundësisë për të transformuar një ide inovative në një sipërmarrje duke ofruar një asistencë të kualifikuar dhe mundësi trajnimi për idetë fituese.

Rrjeti “Aleanca e Alpeve Shqiptare” prezantoi idenë e saj, me përfaqësues Z. Petrit Imeraj, të titulluar: “STANET, një produkt turistik unik, i fshehur mes malesh”. Ne këtë konferencë, Aleanca u shpërblye me fitimin e cmimit të parë për idenë.

Fokusi kryesor i Konferencës 2 ishin nismat e reja të ndërmarra në fushën e turizmit.

Përfshirja dhe angazhimi i të rinjve, sidomos në zonat rurale, është një mundësi që u jepet atyre për të zhvilluar nisma të reja në fushën e turizmit jo vetëm për t’i mbajtur të lidhur me territorin, por edhe për të krijuar mundësi zhvillimi për veten e tyre dhe zonën ku jetojnë.

startup TURISM

Përmbledhja e Projektit:

image6Në Alpe ekzistojnë një numër i konsiderueshëm i  vendbanimeve. Numërohen rreth 110 vendbanime fshatare, të vogla dhe të shpërndara. Janë të vendosura kryesisht në luginat dhe shpatet  e tyre, ku  ka pasur më tepër mundësi për tokë të punueshme. Aktualisht, në Alpet, jetojnë rreth 8200 banorë. Krahas banimeve të përhershme  ka dhe vendbanime të përkoheshme sic janë stanet, aktivitet blegtoral  dhe “verimi në bjeshkë”, me të cilat merret afer 8-10% e popullsisë (600-700)  duke përfshirë të gjitha moshat, në fokus gratë dhe fëmijët.  Stanet  përvecse një nevojë dhe mundësi zhvillimi , në vetvete mund të jenë dhe një produkt turistik ku ndërthuret Tradita , Aventura , Kultura e eksplorimit etj. Stanet janë një lloj i vecantë i  eco– agro-turiszmit malor. Nga Fshati në stan !  – Nga stani në majë !

Prodhimi i marrë nuk del në treg, kjo për dy arsye: së pari,sepse nuk kanë shumë për të ofruar,së dyti, sepse mund të ruhet për t’u konsumuar në familje. Turi i staneve e bën që produktet të shiten në kohë . Për fat të mirë stanet e alpeve nuk janë te lidhur me rrugë automobilistike dhe kjo i bën ato shumë të veçanta (unike si stile jetese)  në aspektin e produktit turistik.   Në këto kushte, shtrohet si nevojë harta turistike e Eco-Staneve , përshkrimi produktit, edukim -kapaciteti,  ture promocionale.

image1

 

 

Stanet! Si mikro ferma ekologjike në zemër të pyllit dhe bazë për kamping .

 

 

image2

 

Stanet! Vetë jeta në stane është atraksion i veçantë. 

 

 

 

image3

 

 

Stanet ! Simbioza e jetës njerëzore me   kafshët shtëpiakë dhe botën e egër.

 

 

 

image4

Stanet ! Produktet natyrale të pastërta me bazë blegtorale.

 

Stanet ! “Koritat e Tamlit “” Trinat”,” Baxhot natyrale”,”Tharku” “çarraniku “

Leave a Reply