Me datë 14 Shtator 2018, ne fshatin Vukel, Kelmend u bë organizimi i nje takimi publik me komunitetin me teme “Qeverisja e Mire, Zbatimi i Ligjit, Lufta ndaj Korrupsionit”. Rrjeti “Aleanca Alpeve Shqiptare”, në kuadër të projektit “Alpartners”, jeteson kete aktivitet me qellim nxitjen per diskutime problematikash qe zona ka, propozime mbi zgjidhjen e tyre, informim mbi veprimtarite per menaxhimin e zones ne kuader te nderhyrjeve dhe planeve qe po ndermerren per agro-bujqesine, promovimin e qasjes LEADER ne zhvillimin rural etj.
Komuniteti pjesmarres ne forum ishte fshati Vukel, nje zone e ndodhur mes Tamares dhe Nikcit. Ky fshat ka vendbanime te vjetra, prej se ndodhet ne nje pozicion gjeografik nderlidhes luginash (te Cemit me te Shales). Nga list-pjesmarrja vihet re se banoret kryesisht merren me punet ne bujqesi dhe blegtori, ekonomi kyce ne kete zone. Perfaqesues erdhen edhe 2 kryepleqte e fshatrave Vukel dhe Nikc, fshatrate medhenj te asaj pjese te lugines. Ne takim moren pjese 19 persona, qe perfaqesojne me numer te ekuilibruar moshen e trete dhe moshen e re. Nga diskutimet paraprake te forumit, rezulton se kjo shperndarje vjen ngaqe familjet qe jetojne tani ne Vukel jane pothuaj me te gjithe anetaret e tyre, qe do te thote se familjet e tjera jane shperngulur me gjithe pjestaret ne pergjithesi, ndersa pjea e mbetur mban ne emigrim vetem ndonje anetar te familjes ose asnje.
Tematika e trajtuar I nxiti banoret te jene mjaft aktiv dhe te perfshire ne diskutim duke nxjerre ne pah shkaqet kryesore qe pengojne dhe kufizojne zhvillimin e zones. Takimi u udhehoq nga kryetari I Shoqates Aleanca Alpeve Shqiptare Ing.Petrit Imeraj, Kryetari I Shoqates “Perdoruesit e Gjepoarkut Kelmend”, njekohesisht drejtor ekzekutiv I AASh, Z. Prele Gjelaj dhe Drejtori I Turzimit I bashkise Malesie e Madhe, Z. Ertil Markaj. Disa nga problematikat qe u diskutuan me iniciativen e vete komunitetit ishin:Z.Petrit thkson nevojen per organizim te populates, krijim grupimesh te vogla dhe tentimi per fonde/subvencione te vogla qe mund te kerkohen nga institucionet lokale, duke u azuar ne potencialin e larte natyror dhe kulturor te zones. Fshati Vukel ndodhet vetem 10 km larg nga Tamara. Sic shpjegon Z. Ertil, ne zonen e Malesise se Madhe ndodhen vetem dy akse qe akoma nuk jane te asfaltuara, njera nga keto eshte ajo per ne fshatin Vukel. Kjo mungese infrastructure I ka kufizuar shume banoret ne levizjen e tyre, por edhe me shume I ka diskurajuar ne ndermarrje iniciativash per te zhvilluar dege te tjera te ekonomise vendase, si psh. Turizmi. Banoret shprehen se ato familje qe jetojne ne Vukel, I ruajne dhe trashegojne me kurajo trditat dhe zakonet e zones. Shume familje kane akoma sistemin e staneve aktiv ne jeten e veres se tyre. Stani permbledh nje diversitet veprimtarish si verim dhensh, bariu, artizani, bujku, blegtori, etj., te cilet nxjerrin shume prodhime nga kjo veprimtari, si psh. Bulmetera te ndryshme, mish, punime dore, perime te zones etj. Fatkeqesisht, mungesa e promocionit dhe e ndhmeses ekonomike per vleresim malli, I detyron keto banore qe te shkojne deri ne qytet te Shkodres e te shesin produktet e tyre me cmimet e tregut, duke zhvleresuar kohen e bariut dhe orgjinalitetin e produktit ne shkalle te larte. Fshati Vukel dhe shtegu qe del deri ne fshatin Thethi (gajte nje ecjeje vetem 4 ore ne kembe) eshte vetem nje pretekst I vogel I cili duhet t’I kishte dhene krah zhvillimit turistik te kesaj zone, e cila mbeshtet kendshem me bukurite natyore dhe jeten tradicionale alpine qe e mbart kjo zone. Duke qene koshient mbi fondet qe duhen per te shtruar nje rruge, banoret shprehen se si interes primar ato do te kishin praktikimin e nje palni me me pak shpenzime, si fillim per zhvillim turizmi. Vendosja e ndonje tabele informuese, shenjimi I shtigjeve dhe promocioni online I produkteve qe krijojne dhe jane ne gjendje te shesin do te ishte nje mbeshtetje per ta, shprehin ato. Nga rrjedha e bisedes, komuniteti I fshatit Vukel eshte I nderlidhur me shume bese dh ender, duke e lene interesin edhe menjane per te pasur nje zhvillim constant por gjitheperfshires. Gatishmeria per te hartuar edhe nje plan per sistemmin e veprimtarive qe mund te ofroje secila nga shtepite (akomodim, ushqim, pune dore, guide etj.) eshte nje vlere e shtuar e zones, qe te le mbresa.
Takimi zgjati dy ore, duke I bere te ditur banoreve se diskutimi dhe identifikimi I problematikve dhe kerkesat e tyre, organet perkatese qe kane pergjegjesine do te vihen ne dijeni si dhe projekti I vete shoqates ka detyrim moral perkundrejt banoreve ne respekt te pjesmarrjes dhe shprehjes se fjales se tyre ne lidhje me ceshtjen.
Ky projekt mbeshtetet nga Programi i Grantit per Ngritjen e kapaciteteve te Shoqerise Civile dhe Advokimin per Zhvillimin e qendrueshem Rural ne Ballkanin Perendimor, ne kuader te projektit ALTER, financuar nga Bashkimi Evropian, organizata implementuese ne Shqiperi IDM Albania.
#AlbanianAlpsAlliance
#VoiceAlps
#ALTER
#EUinAlbania
#IDMAlbania