Me datë 27 Korrik 2018, në fshatin Rec, shoqata “Aleanca e Alpeve Shqiptare” , në kuadër të projektit “Parqet Natyrore Bashkiake Kërkojnë Menaxhim të Qëndrueshëm”, si pjesë e programit PACT, që zbatohet nga ANTTARC dhe financohet nga Bashkimi Evropian, ka organizuar aktivitetin e “gjurmës” së shoqatës dhe projektit në zonën e Parkut të Shkrelit, me titull “Organizimi i një tryeze të rrumbullakët me pjesëmarrës nga autoritetet institucionale, OJQ-të, bizneset dhe aktorë të ndryshëm”.
Objektivi i projektit është: Të angazhohet komuniteti për të qenë pjesë aktive e menaxhimit të qëndrueshëm të Parkut Natyror Bashkiak “Shkreli” . Në këtë aktivitet është organizuar takimi I dyte mes aktorësh që vlerësojnë dhe trimërojnë pasuritë e parkut me qëllim konsolidimin e klubit “Miqtë e Parkut Natyror të Shkrelit”, pas takimit të parë formues të klubit me datë 27 Prill 2018. Misioni i klubit është të ri-vitalizojë eventet tradicionale të zonës me anë të iniciativave të anëtarëve të klubit, harmonizojë aktivitetet me anë të projekteve të përbashkëta dhe të ngjallë kureshtjen për vëmendje ndaj elementave kulturore-natyrore- turistike të zonës. |
Bazuar në takimin e parë të klubit “Miqtë e Parkut Shkreli”, ku u diskutua struktura dhe përmbajtja e klubit, u organizua takimi i dytë i klubit me qëllim krijimin e një brandi të përbashkët që do mbartin produktet dhe aktivitetet e klubit (diskutim I logos se klubit, emrtimi iaktiviteteve qe mund te jetesohen nga klubi ne zone etj).
Ideja dhe vizioni i rrjetit eshte per krijimin e klubit “Miqte e Alpeve”(struktura e re që do i shtohet si aneks rrjetit), preambula e te gjithe klubeve “Miqte e Parkut” mbi te cilet po punohet dhe do arrihet si objektiv nga rrjeti “Aleanca Alpeve Shqiptare.
“Miqtë e Alpeve” nënkupton bërthama burimesh njerëzore nga komuniteti për komunitetin, vendas të zonave të parqeve të Veriut të Shqipërisë të cilët bashkohen në iniciativa të përbashkëta për zhvillim eventesh e projektesh. Kordinues dhe mbështetës I këtyre klubeve të vogla është rrjeti I Aleancës, që shërben si përfaqësues juridik për cdo klub anëtar.Në këtë mënyrë, nxiten sipërmarrjet lokale dhe aktivizimi I komunitetit, si një ingranazh I fuqishëm në zhvillim e qëndrueshëm të zonës dhe promovimin e eqeverisjes së mirë. Të dyja këto elementa janë përmbushës dhe treguest të arritjes së rezultateve të projektit, pas te gjithë vazhdës së punës që është bërë në këtë zonë.
“Takimi u udhëhoq nga kryetari I rrjetit AASh, Inxh.Petrit IMERAJ dhe kordinatori lokal I projektit, Z. Rexhep METAJ. |
Si pjesë e këtij projekti kanë qenë një vazhdë aktivitetesh të larmishme me përmbajtje sociale si: diskutime, forume, trajnime dhe me përmbajtje ligjore: analizë situate, hartim i rregullores për parkun.