Trajnimi me të rinjtë në Nikaj-Mërtur me temë: “E Drejta e Përfaqësimit dhe Pjesmarrjes”



Me datë 24 nëntor 2017, në fshatin Lekbibaj u zhvillua një trajnim me temë: “Parqet e Mbrojtura kërkojnë menaxhim të qëndrueshëm”. Trajnimi u udhëhoq nga Ing. Petrit Imeraj kryetar I shoqatës Aleanca Alpeve Shqiptare dhe nga Z. Stake Vukaj. Në kuadër të projektit PACT, ky aktivitet u mbeshtet financiarisht nga Bashkimi Europian. Target grupi që ishtë focus për këtë trajnim përfaqësohej nga të rinjtë e zonës, kryesisht nxënësit. Qëllimi I këtij projekti është të kontribojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të parqeve natyrore Shkrel – Nikaj Mërtur. Objektivat specifike janë dy:
a) Të hartohet një plan menaxhimi për parqet natyrore të Shkrelit dhe Nikaj-Merturit për zbatimin e rreptë të ligjit dhe promovimin e qeverisjes së mirë.
b) Të bëjë komunitetin aktiv në procesin e zhvillimit të qëndrueshëm, qeverisjes së mirë, zbatimit të ligjit në Parqet Natyrore Rajonale “Shkrel” dhe “Nikaj-Mertur”.
Të gjithë pjesëmarrësit ishin të paijusr me materialet e nevojshme për trajnim, dosjen me materialin që u prezantua gjatë trajnimit për të qenë në kontakt të vazhdueshmë me atë që po prezantohej.Përmbajtja e materialeve ishte mjaft e përshtatshme dhe konkrete, në mënyrë që informacioni të përcillej qaktë dhe të ishtë I kuptueshëm nga pjesëmarrësit. Struktura e trajnimit ishte e hartuar ne dy plan sesione ku sessioni I pare ishte i fokusuar në trajtimin e disa koncepteve dhe prezantmin e disa menyrave dhe modeleve se si dhe ku mund te kerkohet informacioni mjedisor, si mund të bëhet kallzimi për një rast penal,dënim të korrupsionit, ligjet dhe Konventën e Aarhusit. Ndërsa sesioni I dytë përmbante një trajtim specific dhe konkret të legjislacionit, I cili njhe të drejtën e secilit individ për informim dhe dënon cdo rast I cili bie ndesh me veprimet e dëmshme kundrejt hapsirave të gjelbërta. Duke qenë se aktivitete të tilla janë të rradha në këta zonë interesi dhe dëshira për tu aktivizuar dhe njohur më tëpër u shpreh mjaftueshëm tek të pranishmit në sallë.Konkretisht kjo gjë u vu re ndërveprimin dhe bashkëbisedimin e vazhdueshëm përgjatë trajnimit ndërmjet pjesëmarrësave dhe trajnuesve. Trajnimi ishte një ditor por vazhdimi I tij do të pasohet edhe nga një ditë praktike në një moment të dytë dhe më pas të gjithë të pranishmit do të pajisen me certifikatë.

Leave a Reply